Categories Lajme

Kosovë, përleshje me armë mes nxënësve në oborrin e shkollës fillore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë të Kosovës, ku disa të rinë, nxënës në një gjimnaz, janë përleshur në oborrin e një shkolle fillore, duke përdorur edhe armët.Sipas “Express” nxënësit e përfshirë në konflikt që vijojnë mësimet diku tjetër, kishin lënë takim në oborrin e kësaj shkolle fillore.Madje paralajmërimin se diçka mund të ndodhte e kishin bërë edhe përmes rrjeteve sociale. Një nga dëshmitarët që e pa rastin, tha se u tmerrua nga ajo çka pa mëngjesin e së hënës.“Jane përdorë edhe armë te zjarrit, unë kam qenë dëshmitar i asaj. Pasi që policia ka pasë informatë nga rrjetet sociale që kjo ngjarje do te ndodhte sot. Ka qenë tmerr ajo që kemi pa sot në mëngjes. Ka gju në drejtim perpjetë, mirëpo ka tentu që të gjuaj edhe herën e dyte dhe tretë, mirëpo falë intervenimit të shpejtë te policies, e kan evitu me të keqen”, ka thënë Niman Rushiti. Si rezultat i reagimit të shpejtë të njësitit policies, është arritur të identifikohen dhe arrestohen 4 persona te cilët dyshohen që janë përfshirë në përleshjen në fjalë. Njëri nga ata ka marrë lëndimet të lehta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME