Categories Lajme

Kostandin Xhuvani është liruar ? Reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Pas denoncimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha që Kostandin Gjergj Xhuvani është liruar nga burgu, ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme të Burgjeve.

Në reagimin zyrtar, Drejtoria e Burgjeve shkruan se i dënuari është operuar pranë QSUT “Nënë Tereza”, i shoqëruar dhe nën mbikëqyrjen e Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve  dhe më vonë është transferuar në Spitalin e Burgut. Operacioni ka ndodhur gjatë datës 5 nëntor dhe Kostandini brenda ditës është transferuar në Spitalin e Burgut, ku ndodhet prej dy javësh.

“Në datën 05.11.2018 është realizuar ndërhyrja kirurgjikale në QSUT “Nënë Tereza”, i shoqëruar dhe nën mbikëqyrjen e Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Po në këtë datë, pas përfundimit  të operacionit, pacienti Konstandin Xhuvani është rikthyer në IVSHB (Spitali i Burgut) për trajtim të mëtejshëm sipas rekomandimeve të mjekëve specialistë të QSUT “Nënë Tereza”, shkruhet në deklaratë.

Në deklaratë, Drejtoria e Burgjeve shkruan se Kostandini do të transferohet më vonë drejt qelisë së tij në Burgun e Fushë-Krujës, ku do vuajë pjesën tjetër të mbetur të dënimit.

DEKLARATA E PLOTË NGA DREJTORIA E BURGJEVE:

Nisur nga një lajm krejtësisht i pavërtetë i përhapur në disa portale të disa mediave në vend, pa asnjë konfirmim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që pretendonte për lirimin e të dënuarit Kostandin Gjergj Xhuvani, sqarojmë sa më poshtë vijon:

Kostandin Gjergj Xhuvani i datëlindjes 24.06.1989, lindur dhe banues në Tiranë, është dënuar më 35 vjet burgim me vendimin Nr.670 datë 10.03.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga dënimi i dhënë  i mbeten për të vuajtur edhe 30 vjet 7 muaj 29 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në Rrethana Cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa Leje” parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/5 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, dënim  të cilin është duke e vuajtur në seksionin e sigurisë së lartë në IEVPenale Fushë Krujë.

Si çdo i dënuar tjetër, edhe të dënuarit Konstandin Xhuvani i garantohen të drejtat e përcaktuara në Ligjin Nr. 8328, datë 14.06.2018, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” (i ndryshuar).

Thënë kjo, ju bëjmë me dije se në datën 30.10.2018 Kostandin Xhuvani është hospitalizuar ne IVSHB (Spitali i Burgut) për disa probleme shëndetësorë, me diagnozë Nodus hemoroidal, me kartelë klinike 407.

Në momentin e pranimit në Spital, pacienti paraqitej i zbehtë, ankonte për këputje trupore dhe dhimbje rektale. Menjëherë janë realizuar ekzaminimet dhe konsulta mjekësore me mjekun specialist proktolog të “ QSUT Nënë Tereza”, ku ka rezultuar me:

–           Anemi(Hb 8mg/dl).

–           Prolaps hemoroidal.

Në këto kushte, mjeku specialist ka kërkuar ekzaminimin mjekësor sigmoidoskopi. Në datën 04.11.2018, është realizuar ky ekzaminim dhe konsulta me mjekun specialist, ku është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale.

Në datën 05.11.2018 është realizuar ndërhyrja kirurgjikale në QSUT “Nënë Tereza”, i shoqëruar dhe nën mbikëqyrjen e Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Po në këtë datë, pas përfundimit  të operacionit, pacienti Konstandin Xhuvani është rikthyer në IVSHB (Spitali i Burgut) për trajtim të mëtejshëm sipas rekomandimeve të mjekëve specialistë të QSUT “Nënë Tereza”.

Në ditët në vijim është konsultuar me mjekët specialistë (mjekun hematolog për problemin e anemisë) dhe është trajtuar në IVSHB (Spitali i Burgut) sipas rekomandimeve të tyre.

Aktualisht, ky i dënuar është i hospitalizuar në IVSHB (Spitali i Burgut), dhe me përmirësimin e gjendjes shëndetësore do të bëhet dalje nga IVSHB (Spitali i Burgut) drejt IEVP Fushkrujë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME