Categories Lajme

KPK ‘mbyll sytë’ përballë parregullsive, konfirmohet në detyrë kreu i prokurorisë së Apelit

Është konfirmuar në detyrë drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në qytetin e Vlorës, Altin Binaj. Pavarësisht disa pasaktësive të vërejtura me deklarimin e tij të pasurisë Binaj ka kaluar me sukses Vettingun.

Drejtoria e sigurimit të informacionit të klasifikuar e konsideroi Binajn si të përshtatshëm për të vijuar detyrën, pasi nuk iu konstatuan lidhje me persona të inkriminuar.

Çfarë u konstaktua në seancën dëgjimore:

Pagesa 15 mijë euro për një zyrën e avokatisë së bashkëshortes, një pagesë e 600 mijë lekë për arredimin e një shtëpie në Orikum dhe shpenzime të shkollimit të fëmijëve në vitin 2011, u cilësuan si probleme gjatë seancës dëgjimore në KPK për Altin Binajn, drejtues në Prokurorinë e Apelit të Vlorës.

Relatorja Xhensila Pine, e cila shqyrtoi të hënën çështjen e Binajt sëbashku me kryesuesen Genta Tafa (Bungo) dhe anëtaren Pamela Qirko, nuk u ndal në detaje. Pine përmendi se Binaj ishte gjetur në pamjaftueshmëri financiare për tre vite:2008, 2011 dhe 2013, ndërsa tha se ai ishte vlerësuar pozitivisht në dy kriteret e tjera.

Binaj nga ana e tij mbajti një fjalë të gjatë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë të cilës pretendoi se gjetjet për të tre vitet nuk qëndronin. Prokurori tha se të paktën për një vit ajo që rezultonte si pamjaftueshmëri e tij, vinte si pasojë e raporteve kontradiktore dhe të pasakta nga Drejtoria e Tatimeve.

Binaj e ka filluar karrierën në institucionin e Prokurorisë në Shqipëri në mesin e viteve ‘90. Ai ka mbajtur postin e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës si dhe ka drejtuar prokuroritë e Fierit dhe të Durrësit gjatë viteve 2008-2013. Në vitin 2013, prokurori Altin Binaj u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme, ku kryesoi drejtorinë e hetimit të korrupsionit. Prej vitit 2016, Binaj drejton Prokurorinë e Apelit të Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME