Categories Lajme

KQZ ngre alarmin për partitë: Respektoni afatet, ja kur nis fushata zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rikujtoi partitë politike se kanë kohë deri më 18 mars për të propozuar komisionerët e Zonave të Administrimit Zgjedhor, ndërsa afati për komisionerët e Qendrave të Votimit është data 30 maj.

KQZ paralajmëroi se nuk do të pranohen vonesa, sidomos për sa i përket regjistrimit të vet partive dhe koalicioneve.

“Afati ligjor për regjistrimin e partive politike për këto zgjedhje mbaron më 21 prill, kurse për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në KQZ mbaron më 1 maj. Në të shkuarën, KQZ -ja është kritikuar nga misionet vëzhguese ndërkombëtare për regjistrimin e subjekteve zgjedhore përtej afateve ligjore, ndaj është veçanërisht e vendosur këtë herë, që të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në aplikimin për regjistrim”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkoi nga partitë politike që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos nisin fushatën elektorale para datës 31 maj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME