Categories Bota

Turqi/ Policia turke bastisje në vend, në kërkim të 150 “gylenistëve”

Policia turke të premten nisi bastisjet në mbarë vendin për të kapur afro 150 persona, duke përfshirë personelin ushtarak, të dyshuar për lidhje me grupin e fajësuar për përpjekjet e grusht-shtetit në vitin 2016, njoftoi media lokale. Prokurorët në Stamboll, Konia dhe Ankara lëshuan urdhër-arrestet për 137 vetë si pjesë e hetimeve të ndryshme për ndjekësit e predikuesit mysliman me vendbanim në SHBA, Fethullah Gulen, njoftoi agjensia e lajmeve Anadolu dhe transmetuesi NTV. Turqia pretendon se Gulen urdhëroi përpjekjen e grushtit të shtetit kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan më 15 korrik 2016 – një akuzë që Gulen e mohon fuqishëm. Bastisjet u zhvilluan në më shumë se 30 provinca, përfshirë Ankaranë, ku prokurori publik lëshoi urdhër-arrest për 35 oficerë të joaktivë të marinës, duke përfshirë edhe 10 akoma në detyrë aktive.

Dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar në lidhje me dyshimet se janë pjesë e organizatave të Gulenit që nga viti 2016, ndërsa mbi 100,000 janë shkarkuar ose pezulluar nga sektori publik. Edhe pse Ankaraja është kritikuar nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe aleatët e saj perëndimorë mbi shkallën e goditjes, bastisjet kanë vazhduar në javët e fundit, shkruan rel. Zyrtarët turq theksojnë se operacionet janë të nevojshme për të hequr “virusin” e shkaktuar nga infiltrimi i lëvizjes së Gulenit në institucionet kryesore turke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME