Categories Lajme

Kremlini i prerë: Nuk ka kushte për paqe me Ukrainën!

Kremlini ka deklaruar sot se e ka marrë propozimin e Kinës për zgjidhje politike në Ukrainë, mirëpo për momentin nuk ka kushte për zgjidhje paqësore për konfliktin.

“Ne i kemi kushtuar shumë vëmendje planit të miqve tanë kinezë”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov të hënën, duke shtuar se “tani për tani, ne nuk shohim që i kemi kushtet drejt paqes”.

Kina ka synuar që ta paraqesë veten si palë neutrale në luftën e Rusisë në Ukrainë, ndonëse i ka mbajtur lidhjet e saj strategjike me Moskën.

Javën e kaluar, Pekini ka prezantuar një plan 12-pikësh për dhënie fund të luftës në Ukrainë, në të cilin është përfshirë respektimi i sovranitetit territorial të të gjitha shteteve.

Ministria e Jashtme ruse e ka falënderuar Kinën për përpjekjet, mirëpo ka thënë se çdo zgjidhje për konfliktin duhet të përfshijë kontrollin e Rusisë mbi katër rajone ukrainase.

Rusia pretendon se ka aneksuar rajonet ukrainase, Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson, mirëpo nuk i ka kontrolluar ato asnjëherë plotësisht.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se shteti i tij duhet të punojë me Kinën, duke argumentuar se i duket që ky shtet “ka respekt për integritetin territorial dhe çështjet e sigurisë”.

Zelensky ka thënë, po ashtu, se është i bindur që vetëm një shtet, territori i të cilit është duke u sulmuar, mund të iniciojë “iniciativa për paqe”.Publikimi i propozimit kinez ka ardhur pas akuzave të Perëndimit se Kina po shqyrton mundësinë e dërgimit të armëve në Rusi.Pekini, në anën tjetër, e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME