Categories Sport

“Krenar për ju”, Maradona feston dhe uron Napolin për fitimin e Kupës së Italisë

Napoli u rikthye mbrëmjen e kaluar te trofetë pas gjashtë viteve. Skuadra jugore kishte triumfuar për herë të fundit në 2014, vit kur fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë.

Skuadra e Gennaro Gattusos zhvilloi një ndeshje shumë të mirë përballë Juventusit në finalen e Kupës së Italisë dhe ia doli të triumfonte pas goditjeve të penalltive.

Trofeu i parë për trajnerin kalabrez dhe hera e gjashtë që Napoli fiton Kupën. Tifozët nuk janë kursyer dhe kanë festuar gjatë suksesin kundër bardhezinjve të Sarrit. I lumtur për këtë arritje është edhe Diego Maradona.

Legjenda argjentinase dhe idhulli i përjetshëm i popullit napolitan, ka shfaqur gëzimin e tij në rrjetet sociale. “Jam krenar për ju. Forca Napoli“, shkruan Maradona në faqen zyrtare në Facebook, aty ku shfaqet me një fanellë të ish-skuadrës së tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME