Categories Lajme

Kretë, oficerja e policisë dhe vajza 2 vjeçe shuhen në aksident, mjeti tjetër drejtohej nga një shqiptar

Një aksident tragjik u regjistrua pasditen e të martës, 12 janar, në Kretë, ku nënë e bijë humbën jetën pasi makina e tyre u përplas me një automjet bujqësor të një fabrike vaji.

Ngjarja e rëndë u shënua pak pas orës 17:00 në Moires, ndërsa mbetën të vdekura një nënë 38-vjeçare dhe vajza e saj 2-vjeçare. Gruaja mësohet se ishte oficere policie. Sipas informacionit nga media lokale, aksidenti vdekjeprurës ndodhi rreth 100 metra nga shtëpia e babait të 38-vjeçares.

I njëjti informacion thotë se një nga personat që i gjeti i pari nënë e bijë të vdekura ishte babai i gruas fatkeqe. Oficerja e policisë po largohej nga shtëpia e babait të saj kur në rrethana të paqarta ajo u përplas me një automjet bujqësor të një fabrike vaji. Mediat greke raortojnë se dy të huaj ishin duke hipur në automjetin bujqësor që u përplas me automjetin e gruas.Po sipas mediave greke, drejtues i mjetit bujqësor ishte një burrë me origjinë shqiptare, ndërsa pasagjer  një burrë me origjinë aziatike. Të dy ata u dërguan në departament.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME