Categories Lajme

Kreu i OBSH: Pandemia po përshpejtohet, nuk e kemi ende nën kontroll

Përhapja e pandemisë së Koronavirusit vijon që të “përshkallëzohet” dhe në shumicën e vendeve, nuk është vendosur ende nën kontroll. Kështu deklaroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference të mbajtur ditën e sotme. Duke folur gjatë mbledhjes javore me shtetet anëtare, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se deri më tani më shumë se 11.8 milion raste me koronavirus i janë raportuar agjencisë së shëndetit në OKB, gjysma prej tyre në 6 javët e fundit.

Ai shtoi se pandemia ka ekspozuar pabarazitë globale dhe kombëtare si në sistemet e shëndetësisë ashtu edhe në shoqëri.  Tedros u shpreh: “Thuhet shpesh se sëmundjet nuk njohin kufij. Atyre nuk u interesojnë diferencat politike, dhe shpërfillin dallimet që bëjmë midis shëndetit dhe ekonomisë, jetës dhe jetesës. Pandemia e Covid-19 i ka prishur të gjitha këto.

Ka shfrytëzuar pabarazitë në sistemet tona shëndetësore dhe skizmat në shoqëritë tona. Pandemia ka ekspozuar pabarazitë ekzistuese, duke zgjeruar dhe thelluar çarjet midis nesh…Në pjesën më të madhe të botës virusi nuk është nën kontroll. Po keqësohet. 11.8 + raste me Covid-19 janë raportuar në OBSH. Më shumë se 544,000 jetë janë humbur. Pandemia po përshpejtohet. Numri i përgjithshëm i rasteve është dyfishuar në gjashtë javët e fundit.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME