Categories Lajme

Kreu i OSBE-së: BE-ja të tregojë seriozitet dhe të hapë negociatat me Shqipërinë

Kreu i OSBE, Miroslav Lajçak, që është njëkohësisht ministër i Jashtëm i Sllovakisë gjatë takimit informal të ministrave të Punëve të Jashtme, që po zhvillohet në Helsinki të Finlandës ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të hapë negociatat në Tetor me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ministri i Jashtëm sllovak tha se një vendim i ardhshëm për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore do të jetë thelbësor për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian.

Ai tha se vendimi do të dërgojë një sinjal të fortë dhe do të tregojë sa serioze është BE-ja në angazhimin e saj. “Takimi i tetorit do të dërgojë një sinjal të fortë. Ne do të tregojmë se sa seriozë jemi. Shpresoj se jemi seriozë.

Vendimi do të ketë pasoja shumë serioze për zgjerimin e ardhshëm” tha ai para gazetarëve. Pjesë e takimit ka qenë edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj. Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të merret në mesin e muajit tetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME