Shqiptari Fatos L. ka mbetur i vde.kur dhe vëllai i tij i plagosur rëndë si pasojë e një ngjarje të rëndë që tronditi qytetin e vogël të Abensbergut në Bavari të Gjermanisë
Sipas asaj që raporton BILD, pranë një qendre tregtare, mendohet se plasi konflikti i cili nuk përjashtohet të jetë për motive politike.
Nuk dihen shumë detaje, por më herët u raportua se ngjarja që tronditi kalimtarët mund të ishte një përplasje mes serbëve dhe kosovarëve. Viktima mund të jetë kosovari Fatos Lumi. I plagosur ka mbetur vëllai i tij, Hakiu.
Sipas gazetës Bild, autori pasi ka vrarë Fatosin i është vënë në ndjekje vëllait të tij. Pas gjysmë ore janë dëgjuar sërish krisma. I plagosuri është në gjendje kritike për jetën. Por kjo gazetë shkruan se edhe autorët e krimit janë nga Kosova.
Mendohet se autorët e krimit dhe viktimat njiheshin mes tyre. Policia ka arrestuar një nga të dyshuarit për krimin.
