Categories Lajme

Krijoi vaksinën kundër Covid, ja kur do t’i kthehemi jetës normale

Para pak ditësh u njoftua se kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, kanë finalizuar me sukses vaksinën e parë 90% efektive kundër Covid-19 dhe sipas analizave paraprake, kjo vaksinë mund t’i parandalojë mbi 90 për qind të njerëzve nga kontraktimi i virusit.

Ugur Sahin, drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes gjermane BioNTech, tha për “The Guardian” se kjo vaksinë do të mund të ndalojë pandeminë Covid-19. Ai tregoi edhe periudhën se kur do t’i kthehemi jetës normale: “Nga mesi i vitit të ardhshëm. Por, para se të ndodhë kjo, na pret një dimër i vështirë. Edhe sikur të nisë shpërndarja e vaksinës në dhjetor, situata nuk do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore”.

Më tej shkencëtari shpjegoi edhe se si do të funksionojë vaksina e Pfizer e cila pritet me padurim nga të gjithë: “Vaksina pengon që Covid-19 të ketë akses në qelizat tona. Por, edhe nëse hyn në qeliza, ato e eliminojnë virusin. Kemi hyrë shumë thellë në sistemin imunitar për të perfeksionuar mbrojtjen e vaksinës”. Në lidhje me kritikat e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili akuzoi se lajmi për vaksinën u dha vetëm pas zgjedhjeve në SHBA, Sahin theksoi se hetimi farmaceutik nuk duhet politizuar.

“Hetimi farmaceutik nuk duhet politizuar kurrë. Është çështje integriteti, nuk do të kishte qenë etike që të mbanim të fshehtë informacionin. E rëndësishme është që po merremi me vaksinën dhe nuk bëjmë politikë”. Ndërkohë kujtojmë se që nga fillimi i padnemisë e deri më tani në gjithë botën janë infektuar me Covid-19 mbi 54 milionë njerëz, ndërsa më shumë se 1.3 milionë të tjerë kanë humbur jetën.

Sipas raportit të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 38 milionë njerëz kanë fituar betejën me Covid-19 e cila po vijon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën, duke sjellë një valë të dytë më të frikshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME