Categories Politike

Kriza e emigrantëve në Sanremo, Baglioni: Qeveri mëkatare!Replikon Salvini: Këndo se të kalon…

Politika e porteve të mbyllura e masat shtrënguese ndaj emigrantëve të ndërmarra së fundmi nga qeveria italiane pas miratimit të ashtuquajturit Ligji Salvini, mbi sigurinë e emigracionin në Itali, kanë përfshirë dhe eventin më të madh artistik të muzikës italiane, Festivalin e Sanremos.

Gjatë konferencës për shtyp të prezantimit të këngëtarëve pjesëmarrës në edicionin e 69 të këtij Festivali që pritet të mbahet në datat 5- 9 shkurt, Drejtori artistik, kantautori i njohur Claudio Baglioni ka shprehur mendimin e tij mjaft kritik ndaj qeverisë Conte.

“Klasa jonë politike, opinioni publik po mëkatojnë në mënyrë dramatike”, është shprehur Claudio Baglioni.

“Vendi ynë po sillet tmerrësisht keq e me kaq mllef ndaj çdo jete të pafat, të pakëndshme, o ndaj dhe një miku, madje duke dyshuar dhe në hijen tonë.”

“Besoj, tha Baglioni, se masat e ndërmarra nga kjo qeveri, nuk janë absolutisht të drejta në zgjidhjen e kësaj situate. E për t’u kthyer tek Festivali i Sanremos jemi të interesuar të krijojmë një sens të ri harmonia, pasi vendi ynë është seriozisht i hutuar, pothuajse i verbër në drejtimin që duhet të marrë.”

Duke iu përgjigjur pyetjes së drejtpërdrejtë të një gazetari se ç’mendim ka mbi çështjen e 49 emigrantëve të anijes humanitare Sea Watch që për 18 ditë me radhë u endën në det të hapur pasi asnjë vend europian nuk i hapte portet, kantautori Claudio Baglioni tha se “si mund të mendosh të zgjidhësh këtë situatë të miliona njerëzve në lëvizje duke ndaluar zbarkimin e 40-50 personave.

Kjo është një farsë, u shpreh ai. Nuk besoj se asnjë udhëheqës politik i sotëm është në gjëndje ta zgjidhë këtë problem. Por të paktën duhet të zbardhet e vërteta. Ne po përballemi me një fenomen serioz e të gjithë duhet të jemi në gjendje t’i japim një zgjidhje.”

Drejtori Artistik i Sanremos tregoi para gazetarëve se si “pikërisht në ishullin e Lampeduzës 25 vite më parë, kur sapo kishte nisur fenomeni i zbarkimeve të emigrantëve, artistët pjesëmarrës në Festivalin e Sanremos, mes të cilëve dhe ai Claudio Balgioni, ishin të shqetësuar mbi faktin se ekzistonin udhëtime për persona të parregullt e shpresonin në një botë perfekte, ku çdo lëvizje e qënive njerëzore të ishte e rregullt e të mos përfundonte në duart e paligjshmërisë.”

Ndaj deklaratave të Claudio Balgionit, nuk ka munguar dhe reagimi i Ministrit të Brendshëm Matteo Salvini.

“Baglioni këndo më mirë se të kalon. Me sigurinë, emigracionin e terrorizmin merret ai që ka të drejtën e detyrën për ta bërë”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm e zëvendëskryeministrit Matteo Salvini.oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME