Categories Politike

Refuzimi i Gent Cakaj nga Meta/ Vjen reagimi i parë nga Kosova

Pas refuzimit nga Presidenti Ilir Meta të Gent Cakaj si ministër i Jashtëm, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Kosova. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka përgëzuar Presidentin Meta në lidhje me këtë vendim. ‘Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku te kërkoje. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar; Murat Jashari, për shembull!’, shkruan Selimi në Facebook

Statusi i plotë i Rexhep Selimi në Facebook:

E përgëzoj Presidentin shqiptar Ilir Meta për mos dekretimin e kandidatit për Ministër te Punëve te Jashtme te Republikës se Shqipërisë. Presidenti do te duhej ta refuzonte edhe te emëruarën për Ministre te Arsimit. Jo sepse ata janë nga Kosova, përkundrazi, por për arsyen se Kosova ka figura te shquara me dinjitet qe do ta vazhdonin traditën e ministrave nga Kosova  ne Qeverinë shqiptare qe nga Hasan Prishtina e këtej.

Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova ne Qeverinë e Shqipërisë e tash i dërguari i Batonit, apo edhe me keq! A nuk gjeti Rama person me te mire se sa mbesën e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit për Ministre te Arsimit?

Sa mire qe nuk është me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Rames nga e njëjta dore. Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku te kërkoje. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar; Murat Jashari, për shembull!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME