Categories Lajme

Kriza qeveritare në Itali/ Presidenti Mattarella nis raund të gjerë konsultimesh

Presidenti i Republikës Italiane nuk e ka parë të arsyeshme të mbledhë informacion nga ajo çfarë ndodhi dje në Senat.

Mattarella e ndoqi nga TV preludin e krizës disa javore brenda qeverisë, duke kuptuar tashmë se asgjë nuk mund të kthehej në normalitet.

As eleganca e fjalimit të kryeministrit Conte dhe as mprehtësia e akuzave drejtuar liderit të Lega-s Matteo Salvini, nuk jepnin shpresë për mirë përballë fytyrës së vrejtur të Zv/Kryeministrit Di Maio dhe Salvinit që tundte kokën dhe duart për të frymëzuar trupën e tij parlamentare.

Rezultati i krahasimit ishte shumë i qartë për Sergio Mattarella-n. Deklarata e lamtumirës dhe mirënjohja e Contes për të gjithë ata që e kishin mbështetur ishte shumë larg nga sjellja e atyre që kishin shkaktuar në mes të gushtit krizën e thellë.

Tani e tutje i takon Mattarella-s të udhëheqë rrugën për të dalë nga kriza. Ai do fillojë ta bëjë këtë sot në orën 16 duke hapur një raund të shpejtë konsultimesh me presidentët e Senatit dhe Dhomës dhe forcat politike.

Konsultimet duket se do të jenë delikate, edhe pse brenda një hutimi të përgjithshëm, të gjithë deklarojnë se mbështeten tek ai, “arbitri i mençur, serioz dhe i paanshëm”.

Pavarësisht përkufizimeve, përgjegjësia për të gjetur një rrugë alternative, para votimeve të parakohshme që do të derivonin shumica të reja, marrëveshjet politike, do t’i lihet partive dhe vetëm atyre.

Sigurisht, Mattarella do të preferonte një zgjidhje që do të krijonte stabilitet, përkundër sondazheve, me qëllim ecurinë e qëndrueshme ekonomike kombëtare.

Edhe pse ‘shahu’ politik sapo ka startuar, koha në dispozicion për ta mbyllur ‘lojën’ e ‘festivalit të papërgjegjshmërisë’,  është e çmuar dhe e limituar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME