Categories Lajme

Kroacia bllokon tjetër ngarkesë me produkte shqiptare! ‘Pasta e fistikut’ me prezencë të aflatoksinës

Një tjetër ngarkesë me produkte shqiptare është ndaluar në kufi nga shteti kroat për shkak të prezencës së një toksine helmuese.

Sistemi Evropian RASFF ka njoftuar se ngarkesa me ‘pastën e fistikëve’ apo gjalpë stikash nga Shqipëria është ndaluar në kufi për shkak të prezencës së lartë të Aflatoksinës.

Mostrat për këtë ngarkesë janë marrë nga autoritetet kroate më 8 shtator, dhe pasi ngarkesa ka rezultuar me prezencë të lartë të toksinës është asgjësuar atje.

Njoftimi në sistemin evropian është bërë më 3 tetor, në mënyrë që edhe shtete të tjera që kanë marrë këtë produkt, të bllokojnë tregtimin dhe përdorimin e tij.

Më 1 tetor Kroacia ktheu një ngarkesë me speca djegës pasi rezultoi me normë të lartë pesticidesh. Sipas njoftimit 3 lloje pesticidesh ishin mbi normë përfshirë Flonicamidi, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME