Categories Lajme

Kroacia zgjedh Presidentin e ri

Kroacia voton për të zgjedhur Presidentin e ri, në një garë që analistët thonë se është e paparashikueshme.  3.8 milione Kroatë do të duhet të zgjedhin në balotazh mes Presidentes në detyrë, konservatores Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe rivalit të majtë Zoran Milanoviç.

Në raundin e parë, në Dhjetor, Milanoviç mori më shumë vota, duke u bërë kandidati i parë presidencial në historinë e Kroacisë që del në vend të parë në një garë me një President në detyrë.

Zgjedhjet vijnë pak ditë pasi vendi mori Presidencën e Bashkimit Europian, çka do të thotë se fituesi i tyre do të jetë një figurë e rëndesishme në skenën europiane, teksa Unioni po përballet me sfidën e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga njëra anë dhe me daljen e Britanisë së Madhe nga ana tjetër.

Presidentja aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ish –ambasadore e Kroacisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkon një mandat të dytë nën siglën e partisë në pushtet, Unionit Demokratik Kroat, një aleate e Partive Popullore Europiane. 51-vjecarja është Presidentja e parë femër e vendit pas shkëputjes nga ish –Jugosllavia, e po ashtu më e reja në moshë.

Rivali i saj, Zoran Milanoviç, 53 vjec, ish –kryeminister i Kroacisë dhe lider i Partisë Social-Demokrate, aleate e Socialistëve Europianë, vjen gjithashtu nga radhët e diplomacisë. Përpara se t’i hynte politikës, me një master në Drejtësi, ai ka punuar në Ministrinë e Jashtme dhe ka shërbyer edhe si këshilltar i misionit Kroat në Bashkimin Europian dhe në NATO.

Posti i Presidentit në Kroaci është ceremonial, krahasuar me atë të Kryeministrit, por gjithsesi Presidenti është komandanti i përgjithshëm i ushtrisë dhe përfaqëson vendin jashtë tij, çka do të thotë se ai do të ketë rol të rëndësishëm gjatë Presidencës Europiane të Kroacisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME