Categories Lajme

Tiranë, lopa “pushton” korsinë e shpejtësisë dhe frenimi që parandaloi aksidentin

Aksi rrugor nga TEG  në drejtim të Saukut është bërë sot objekt i një ngjarje të pazakontë. Një lopë e banorëve të zonës së Mjull Bathores “pushtoi” për disa minuta korsinë e shpejtësisë. Dhjetëra makina kanë shpëtuar mrekullisht nga aksidenti i mundshëm, duke u detyruar të frenonin plotësisht për të evituar përplasjen. Në këtë video të siguruar nga tvklan.al shihet ajo çfarë ka ndodhur në rrugë dhe shqetësimi i drejtuesve të mjeteve.

Të shqetësuar nga frika e ndonjë aksidenti, qytetarët kanë njoftuar policinë. Pak minuta më vonë, një patrullë policie e mbërritur në zonë ka bërë të mundur largimin e lopës nga rruga. Përtej ngjarjes së sotme, drejtuesit e mjeteve shprehin shqetësimin  për praninë e herë pas hershme të kafshëve  në mes të rrugës, të cilat janë një burim potencial i aksidenteve në këtë segment. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME