Categories Sport

Krokodili kafshon për vdekje futbollistin, trajneri: Ishte një talent i madh, por…

Futbollisti 29-vjeçar Jesus Alberto Lopez Ortiz nga Kosta Rika, vdiq tragjikisht, pasi u sulmua nga një krokodil në një lumë. Pamjet tronditëse që qarkullojnë në internet tregojnë zvarranikun e madh që mbante trupin e futbollistit fatkeq, i cili ishte baba i dy fëmijëve të vegjël.

“I riu ishte duke bërë stërvitje fizike, kur vendosi të zhytej. Më pas u hodh nga një urë në lumin Kanias,”- thuhet në një përditësim lidhur me këtë çështje.

Deportivo Rio Cañas konfirmoi vdekjen e lojtarit në një deklaratë që lëshoi: “Me dhimbje të thellë njoftojmë vdekjen e lojtarit tonë Jesus Alberto López Ortiz. Pusho në paqe Chucho!

Sot është një ditë shumë e vështirë për të gjithë dhe ne do t’ju kujtojmë në shumë mënyra të jetës tënde sportive, si futbollist por edhe si baba. Do të jetosh gjithmonë në zemrat tona, Chutso. Fluturo lart.

”Forcat e sigurisë në zonë raportuan se “krokodili e fundosi dhe nuk dihet nëse është mbytur apo ka ngordhur nga presioni që kafsha i ka ushtruar ndaj djalit”. Përveç kësaj, Kryqi i Kuq pohoi se “kufoma u tërhoq zvarrë nga kafsha” dhe se për të rimarrë trupin duhej të vrisnin krokodilin me armë zjarri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME