Categories Lajme

Kronikë e fundit

Një fuoristradë me 8 turistë polakë është aksidentuar pasditen e djeshme rreth orës 18:00 në fshatin Bizë të Ishmit. Makina me të cilën ata po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 30 metra në greminë.

Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur makina është nxjerrë nga gremina ku përfundoi. Si pasojë e aksidentit turistët kanë marrë plagë dhe fraktura të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. Në ndihmë të tyre kanë vajtur forca të shumta policie dhe 4 autoambulanca nga Durrësi.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit. Por ngjarja nuk është bërë publike nga policia, që nuk ka dhënë asnjë informacion për aksidentin. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen, teksa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë mungesa e ndriçimit dhe mos njohja e terrenit nga turistët polakë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME