Categories Lajme

Mesatarja në universitete, maturantët peticion Avokatit të Popullit

Një grup maturantesh i janë drejtuar Avokatit te Popullit per t’i shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mesataren per studimet Bachelor ne Universitetet e Tiranes. “Ne jemi një grup maturantësh shqiptarë që kemi filluar aplikimin si të gjithë moshatarët tanë maturantë për vendet në universitet dhe befas kemi konstatuar që jo vetëm studentët nën mesataren 6.00, por edhe studentët me mesatare 6.5 dhe deri në 7.5 për disa degë të caktuara si mësuesi nuk mund të aksesojnë në programet e studimit tre vjeçar Bachelor”, thuhet ne hyrje te ketij peticioni.

Ata shprehen se vendimi për mesataren nën 6.5 është marrë së fundmi dhe nuk janë njoftuar që në fillim të gjimnazit apo në fillim të vitit shkollor për tu përgatitur në lidhje me objektivat personale për fusha të caktuara. Ata listojnë disa arsye për të cilat ky ligj i cënon dhe rrezikon t’i lerë jashtë dyerve të Universiteteve apo degëve të preferuara.

PETICION I PLOTE:

Drejtuar: Avokatit të Popullit Znj. Ernida Ballanca Për Dijeni: Kryeministrit të Shqipërisë SH. T. Z. Edi Rama Për Dijeni: Ministres së Arsimit Rinisë dhe Sporteve Znj. Besa Shahini Ne jemi një grup maturatësh shqiptarë që kemi filluar aplikimin si të gjithë moshatarët tanë maturantë për vendet në universitet dhe befas kemi konstatuar që jo vetëm studentët nën mesataren 6.00 por edhe studentët me mesatare 6.5 dhe deri në 7.5 për disa degë të caktuara si mësuesi nuk mund të aksesojnë në programet e studimit tre vjeçar Bachelor.

Ne i drejtohemi Avokatit të Popullit për këtë ankesë.

1- Vendimi për mesataren nën 6.5 është marrë së fundmi dhe nuk jemi njoftuar që në fillim të gjimnazit apo në fillim të vitit shkollor për tu përgatitur në lidhje me objektivat tona personale për fusha të caktuara.

2- Ideja e mesatares kap dhe degët e arteve dhe të sporteve të cilat janë degë tek të cilat konkurrohet mbi bazën e talentit dhe jo mbi bazën e mesatares dhe ku tradicionalisht ka mjaftuar kalimi në nivelin minimal të shkollës së mesme.

3- Për disa degë si Letërsia, Historia, Filozofia, Linguistika apo dhe Psikologjia mesatarja është bërë mbi 7.5 me idenë që këto degë mund të konkurrojnë për mësuesi. Shumë prej nesh mund të mos kenë kurrë qëllim të futen në sistemin arsimor por dëshirojnë të studiojnë për efekt të specialitetit, për efekt të dëshirës personale dhe profesionale dhe nuk ka asnjë kuptim të kufizohen të gjithë në mesataren 7.5.

4- Ideja e mesatares nuk njihet në asnjë vend të bashkimit evropian ku mjafton nota minimale kaluese për të kaluar në studime e larta dhe varet pastaj nga kriteret e universitetit, programi apo profili i caktuar që aplikon.

5- Ne dëshirojmë që nëse politikat e qeverisë janë të tilla për universitetet shtetërore ato nuk ka asnjë kuptim të kenë efekt kur ne i financojmë vetë studimet tona. Kërkojmë ndërhyrjen e avokatit të popullit për të zgjidhur këtë të drejtë të mohuar për maturantët shqiptarë, këtë kufizim me prapaveprim që na ka gjetur të papërgatitur dhe së fundmi, kufizim të së drejtës dhe iniciativën ligjore me anë të kontrollit incidencial për efekt të mesatares pasi në këtë mënyrë nota kaluese bëhet 6.5 dhe 7.5.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME