Categories Sport

Vazhdon saga e transferimit të Hysajt në Romë

Hysaj kthehet në “çështje” në Itali. Lojtari i kombëtares është akoma pa ekip duke ditur që Napoli nuk e quan më lojtarë të skuadrës së saj. Në prag të fillimit të sezonit të ri, çdo vonesë për zyrtarizimin e ekipit të ri për Hysajn është në disfavor. Ofertat për shkodranin nuk kanë munguar si nga Italia ashtu dhe Premier League por çmimi i lartë i vendosur nga Napoli, kanë ndal ekipet si Juve, Tottenham e Roma të tërhiqen përkohësisht.

Është ekipi i kryeqytetit të Italisë Roma, ajo e cila po këmbëngul më shumë për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë dhe nga zhvillimet e fundit transferimi është çështje ditësh. Agjenti i Hysaj Mario Giuffredi, është parë ditën e sotme në ambientet e klubit verdhekuq, për të folur më shumë mbi transferimin e lojtarit, sipas Corriere della Sera.

Tekniku i ri i Romës Fonnesca e pëlqen shumë futbollistin e kombëtares tonë dhe një transferim i tij në Romë do ta bënte titullar të padiskutueshëm. Napoli çmimin përfundimtar ka vendosur 20 milion gjë që duket akoma shumë për klubin e Romës dhe në ditët në vijim mund të ketë një ofertë të fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME