Categories Lajme

“Kruja dhe Skënderbeu”, veprat e 54 piktorëve shqiptarëve ekspozohen në Vlorë

Ekspozita “Kruja dhe Skënderbeu”e 54 piktorëve shqiptarë u çel mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Në ekspozitën e organizuar nga Instituti i Librit dhe Promocionit, bashkia e Vlorës dhe Qendra e Kulturës dhe Artit Vlorë, ishin të pranishëm kryetari i bashkisë Dritan Leli, Irena dhe Fatmir Toçi nga ILP, piktorë, artdashës, etj.

Drejtoresha e Institutit të Librit dhe Promocionit Irena Toçi, tha se “e veçanta e kësaj ekspozite është se marrin pjesë piktorë nga trevat mbarëshqiptare. Janë 54 piktorë pjesëmarrës, të cilët i përkasin brezave të ndryshëm”.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, vlerësoi për përkushtimin e piktorëve që më veprat e tyre kanë sjellë figurën e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Në ekspozitë piktorët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kanë hedhur në telajo impresionet e tyre për Skënderbeun.

Ekspozita përfshin rreth 65 punime në pikture me kuratorë Edi Kojani dhe Saimir Çuçi. Pjesë e ekspozitës janë piktorët Kujtim Buza, Abdi Bajrami, Adriana Puleshi, Adrian Çene, Adrian Devolli, Agim Kadillari, Agim Sulaj, Azem Kuçana, Idriz Berisha, Jordan Findiku, Pashk Përvathi, Nasuf Myftari, Nerjada Dado, Parid Dule, Romeo Kallço, Sadik Kasa, Sali Shkupolli, Spiro Panariti, Vangjel Gjikondi etj.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Qendrën e Kulturës dhe Artit Vlorë deri më 26 dhjetor./atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME