Categories Lajme

Krujë, Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, pranga 42-vjeçarit

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona ndërsa ka proceduar penalisht dy të tjerë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 42-vjeçar në Krujë është arrestuar pasi ushtronte d hunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, ndërsa një 26-vjeçar është p rangosur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sakaq, një 24-vjeçar në Durrës është proceduar penalisht pasi përplasi një makinë me drejtues L.M., 45 vjeç. Ndërsa dhe një tjetër është proceduar pasi është përplasur me një kamion në Tiranë.

Njoftimi i Policisë , Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas dhe procedohen penalisht dy të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, ndaluan 1 shtetas për veprën penale “Dhuna në familje” J. H., 42 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E. H., 30 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan 1 shtetas dhe proceduan 2 te tjerë për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit”. U arrestua shtetasi A. T., 26 vjeç, banues në lagjen Nr.14, Durrës, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen Xh. M., 23 vjeçe.

U procedua  shtetasi M. Sh., 24 vjeç, banues në Shkafane, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin e tij është përplasur me mjetin tip “Soul” me drejtues shtetasin L. M., 45 vjeç. U procedua shtetësja F. B., 26 vjeç, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Nissan” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip kamion, me drejtues shtetasin G. M., 60 vjeç, Si pasojë e përplasjes të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen nën kujdesin mjekësorë.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME