Kryetarja e Bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha ka rezultuar pozitive me koronavirus. Për pasojë ajo është izoluar në shtëpi dhe po vazhdon punën deri në përmirësim të gjendjes për t’ju kthyer angazhimeve. Me anë të një shkrimi në Facebook bëri të ditur gjendjen e saj duke thënë:
“Të nderuar bashkëqytetarë! Për shkak të shfaqjes së disa simptomave të para, unë dhe familja ime jemi vetëizoluar duke respektuar rregullat dhe shmangur çdo kontakt të mundshëm. Pak më parë, më konfirmuan rezultatin pozitiv ndaj Covid-19, për këtë arsye do të vazhdoj qëndrimin dhe punën nga shtëpia deri në përmirësim të gjendjes për t’ju rikthyer sërish angazhimeve. Ju uroj shëndet, kujdes për veten dhe të afërmit.”
