Categories Lajme

Shpërthimi në vilën e Talo Çelës, detaji që zbuloi grupi hetimor: Kishin bërë gati 2.8 kg tritol, ja cili ishte gabimi i autorëve

Faxweb.al ka siguruar detaje të reja nga shpërthimi që ndodhi mëngjesin e sotëm në shtëpinë e të shumëkërkuarit Talo Çela. Grupi hetimor gjeti edhe një sasi eksplozivi 2.8 kg i llojit tritol i pa plasur. Sipas hetimit, kjo sasi ishte mbështjellë me një qese dhe nuk shpërtheu pasi  fitili ishte fikur menjëherë dhe autorët nuk e kanë pikasur këtë. Grupi hetimor pasi është siguruar e ka marrë qesen dhe e ka dërguar në laborator për gjurmë gishtërinjsh.

Sipas asaj që mësohet, pavarësisht se shtëpia e Talo Çelës ka qenë më kamera sigurie, policia nuk ka gjetur asnjë të dyshuar. Ndërkohë mendohet se janë kontrolluar online përmes një aparati celular.

Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së lagjes dhe dyshohet se në vendin e ngjarjes ishin dy persona, njëri që vuri tritolin, tjetri që e priste në makinë. Para se të vendosej sasia eksplozive, u vu re një makinë e dyshimtë që kaloi dy herë para shtëpisë së Talo Çelës. Edhe pse e vështirë për tu identifikuar për shkak të errësirës grupi hetues mendon se në këtë akt është përdorur një makinë e tipit “Renault” ose Citroen. (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME