Categories Covid-19

Shifra më e lartë në 24 orë 421 raste, 7 pacientë kanë ndërruar jetë, 13 raste në Vlorë

Për herë të parë në vendin tonë është shënuar shifra më e lartë e personave të prekur me Covid-19, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 421 raste të reja. Ministria njofton po ashtu se 7 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërkohë që të shtruar në spitale janë 346 persona.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 58 vjeçare, një 59 vjeçar, një 63 vjeçar, një 78 vjeçar nga Tirana, një 67 vjeçar nga Lushnja, një 70 vjeçar nga Durrësi një 76 vjeçar nga Skrapari, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 346 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i ministrise: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kufizimin e përhapjes së COVID19, duke u kujdesur për zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe ju rikujton domosdoshmërinë për mbajtjen e maskës kudo jashtë shtëpisë.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1744 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 421 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:  180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë,  15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër,  11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë, 8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Mallakastër,  6 raste në Kolonjë, Sarandë, Lushnje,  4 raste në Mirditë, 3 raste në Tepelenë, Lezhë,  2 raste në Peqin, 1 rast në Krujë dhe Has.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME