Categories Lajme

Kryemadhi “hap fushatën”: Ambicia jonë, të jemi forcë e parë! Ka revoltë ndaj sektit të Rilindjes…

Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hapjen zyrtare të fushatës.

Kryemadhi deklaroi se fushata për opozitën është hapur që kur ata dorëzuan mandatet parlamentare.

Kryemadhi deklaroi se LSI ka ambicie të jetë “forcë e parë”. “Fushata ka mbaruar. Që në momentin që opozita ka djegur mandatet, ishte elementi që hapi fushatën e opozitës për zgjedhjet e reja që do të vinin.

Ka një datë, 25 prilli dhe është një moment që qytetarët e kanë ndarë mendjen për kë votojnë. Duhet vetem struktura, menaxhimi, vëzhguesit, verifikimi i listave. Kemi qartësim të opinionit publik. Vetëm sot në Lushnje dhe Divjakë mund të kem takuar mbi një mijë persona.

Ambicia jonë është të jemi forcë e parë. Asgjë nuk është e pamundur. Nuk është oreks i madh, por përgjegjësi, angazhim, investim në aspektin emocional dhe shoqëror. Shoh frymën e të rinjve dhe të rejave, angazhimi dhe revolta që kanë socialistët për sektin e rilindjes që u ka grabitur partinë. Është ajo që prekim cdo ditë në aspektin njerëzorë”, deklaroi Kryemadhi. /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME