Categories Lajme, Politike

Kryemadhi në Vlorë: LSI e mban fjalën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me disa të rinj në Vlorë. Kryemadhi u shpreh se është e bindur që sot shqiptarët janë sot më të varfër.

Kryetarja e LSI, shtoi se me të rinjtë e Vlorës nuk na bashkon flamuri politik por sfidat për të ardhmen e Vlorës.

“Unë në fakt e thashë që e ndjej veten shumë të privilegjuar dhe në shumicën e kohës ne Vlorën e kemi parë si një kështjellë maskiliste, të uzurpuar dhe nuk e kemi parë asnjëherë që ajo Vlora e ashpër ka brenda një inteligjencë të jashtëzakonshme dhe ka dhe bukurinë shpirtërore. Ato shkrepat që janë ne mes të detit janë elementë të cilët krijojnë një atmosferë ku ndërthuret e bukura me të fortën por përveç kësaj ndërthuret dhe motivimi për të ndryshuar. Janë gjëra të cilat ne na kanë vendosur të gjithëve bashkë. Jo vetëm ne këtu që jemi por dhe gjithë këta të rinj që janë sot të cilët nuk na bashkon flamuri politik më shumë sesa na bashkojnë sfidat për të ardhmen e të rinjve shqiptarë, të rinj të Vlorës.

Unë jam e bindur që jo vetëm në Vlorë por në të gjithë Shqipërinë shqiptarët janë më të varfër se ç’kanë qenë 4 vite më parë, paguajnë më shumë taksa se ç’paguanin 4 vite më parë, mbyllen më shumë biznese se ç’kanë qenë 4 vite më parë.

Ndërkohë qe edhe mundësia e punësimit për të rinjtë dhe për të rejat çdo ditë dhe më shumë tkurret kur ndërkohë secili prej atyre që ka arritur diçka me forcën e vetë kërkon të largohet nga Shqipëria sepse hapësirat janë të  pamundura. Sot në Vlorë jam e bindur që është shumë e vështirtë për të gjetur mjekë dhe infermierë sepse të gjithë po ikin drejt Gjermanisë. Ndërkohë që dëgjojmë vetëm batuta dhe barcaleta kur nuk ka një program, nuk ka një vizion, nuk ka një ide, nuk konkurrojnë dot  me programin, nuk konkurrojnë dot me ide.

Dhe ajo që është një nga pikat tona më të forta ne si LSI jo vetëm që mbajmë fjalën por iu qëndrojmë premtimeve tona. Unë do doja t’ja jepja fjalën zyshës e cila ka pranuar të jetë në listën e LSI për të marrë përsipër përgjegjësi. Është një sfidë shumë e madhe për një vajzë, për një grua dhe për një intelektuale. Unë kam një lloj energjie pozitive sepse për gratë sot është shumë e vështirë të përfshihesh në politikë. Gresi si ekonomiste do ti japi një vizion ndryshe asaj që ne kemi diskutuar. Kemi diskutuar dhe disa plane të zhvillimit ekonomik dhe për Vlorën dhe turizmin. Jam e bindur që me të gjithë të rinjtë dhe të rejat e LSI por dhe të gjithë ata studentë, pedagogë dhe profesionistë të rinj do të krijojmë një Vlorë tjetër që do të jetë shtëpia e vlonjateve”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Preka fundin…”/ Ish-banorja e BBV 5 rrëfen momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, ka qenë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME