Categories Lajme

Rama nga Gjirokastra: Ka ende shumë punë për të bërë, qeveria s’ka shkop magjik

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Gjirokastër tha se ka ende shumë punë për të bërë dhe sipas tij qeveria nuk ka shkop magjik. Rama tha se hyn tek të pakënaqurit, pasi ka ende shumë punë.

“Distanca nuk na pengon që të kemi një bashkëbisedim të hapur dhe me ato që quhen ‘pyetje të vështira’ për qeverinë, pasi në fund të fundit ky është qëllimi i këtij bashkëbisedimi dhe do të kisha mirënjohje për ata që bëjnë pyetje. Në mënyrë që jo vetëm të japim nga ana jone shpjegime mbi atë se çfarë po kalojmë, nga vijmë dhe ku duam që të shkojmë.

Por edhe në mënyrë që të mund të sqarohemi për një pikë me rëndësi, që qeveria nuk ka një shkop magjik. Ajo çka na duhet është që të punojmë pa u ndalur dhe të rezistojmë me durim përballë vështirësive, përballë pengesave të trashëguara, apo atyre të papriturave që na dalin, siç kanë qenë dy goditjet e mëdha, tërmeti dhe pandemia. Tërmeti na vuri përballë mbrojtjes së jetës.

Unë hyj tek të pakënaqurit, pasi mendoj se ka shumë ende për të bërë, pasi koha nuk pret në sensin e viteve që kalojnë dhe se çfarë kemi bërë nuk vlen për të kërkuar që njerëzit të jenë të lumtur. Por kjo vlen vetëm për të kuptuar se rruga është e duhura, drejtimi është i duhuri dhe duhet të këmbëngulim e të vazhdojmë drejt.”, tha ai.

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se falë rilindjes urbane Gjirokastra është transformuar.

“Sot vetëm në perimetrin e pazarit ne kemi mbi 700 shtretër.  Investimet më shumë vinë në radhë të parë nga krijimi i kushteve për subjektet private që të përfshihen në këtë proces. Të gjitha hotelet janë ndërtuar nga subjekte private, që kanë marrë iniciativë pasi shteti ka ndërhyrë për të ndryshuar infrastrukturën urbane”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu shtoi se kanë një marrëveshje me qeverinë turke për të investuar në Berat dhe Gjirokastër.

“Ne kemi bërë një marrëveshuje me Turqinë për të investuar në mënyrë të konsiderueshëm te objektet e trashëgimisë kulturore, ata kanë ndërhyrë në objektet e kulti, ajo që i kam kërkuar prej disa kohësh është që eksperienca e tyre në restaurimin e zonave historike dhe kapacitetet financiare janë në kushtet që të japin një dorë dhe këu. Kemi rënë dakord për Beratin dhe Gjirokastrën të japin një dorë”, theksoi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Preka fundin…”/ Ish-banorja e BBV 5 rrëfen momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, ka qenë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME