Categories Politike

Kryemadhi nga Korça: LSI e vetmja parti që hap krahët për të rinjtë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte sot në Korçë prej nga deklaroi se LSI është e vetmja parti që ka përkrahur të rinjtë dhe të rejat, prandaj fitorja e saj më 25 prill në Korçë është e pashmangshme.

“Pse do votojnë LSI? Sepse e vetmja parti politike që hap krahët për të rinjtë dhe për të rejat është Lëvizja Socialiste për Integrim. LSI është parti e të rinjve dhe të rejave. Është partia e cila  i krijon hapësira të rinjve dhe të rejave. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për djemtë dhe vajzat e Shqipërisë. T’i kthejmë ata nga mërgimi. T’i sjellim në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi.

“Si nesër dy javë është dita vendimtare për të ndarë periudhën e tranzicionin nga e ardhmja evropiane e Shqipërisë. Dhe këtë e kemi në dorë ne me votën tonë. E kemi në dorë ne për të shkuar në kutitë e votimit dhe për të dhënë verdiktin tonë.

Për të votuar LSI ,për të votuar numrin 6, për të votuar kandidatët tanë më të mirë. Ju duke votuar 6, do votoni listën fituese, do votoni atë listë e cila iu përfaqëson ju më mirë se kushdo tjetër. Sepse forca jonë është tek qytetarët”, u shpreh Kryemadhi. “Forca e LSI-së ka qenë te kurajo e Endritit që sot drejton qarkun e Korçës, tek kurajo e Petrikës, e djemve dhe vajzave të LSI-së që janë rritur ndër vite”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME