Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shkruan se tërmeti i fuqishëm ka vrarë të gjithë shoqërinë tonë. Ajo shprehet se sot më shumë se kurrë duhet të gjejmë forcë me besim në Zot dhe me dashuri pranë njëri-tjetrit.
Postimi i Kryemadhit:
Mes dhembjes së pamatë sot në ditën e zisë kombëtare, i lutem Zotit me besim dhe shpresë për të shpëtuar jetën e cilitdo që gjendet ende nën rrënojat e tërmetit shkatërrimtar.
I lutem Zotit t’iu japë forcë dhe ngushëllim të gjithë atyre që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, që ta përballojnë dhembjen e madhe. Sot më shumë se kurrë duhet të gjejmë forcë me besim në Zot dhe me dashuri pranë njëri-tjetrit, sepse tërmeti na ka vrarë të gjithëve, por forca e dashurisë për njëri-tjetrin na bën më të fortë! Lus Zotin ti japë forcë dhe arsye qeverisë, që të kuptojë se shërbimi ndaj të gjithë njerëzve të prekur nga pasojat e tërmetit, është më i rëndësishëm se fjalimet dhe shfaqjet mediatike. Solidariteti dhe dashuria është forca jonë!
