Categories Lajme

Kryemadhi: Të gatshëm të plotësojmë 9 kushtet e Bundestagut

Monika Kryemadhi ka thënë gjatë Konventës së LSI, se Rama nuk mund të gënjejë më partnerët ndërkombëtarë sa i përket realitetit në Shqipëri. Ajo u zotua se LSI dhe opozita e bashkuar janë gati për plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut për hapjen e negociatave, ndërkohë nuk ka harruar pa përmendur edhe Reformën Zgjedhore. Sipas saj, Rama po e zvarrit atë pasi tmerri i kryeministrit janë pikërisht zgjedhjet. Në fjalën e saj, ajo tha se mungesa e dialogut politik, vonesa në ngritjen e institucioneve të drejtësisë, dhe zbatimi i Reformës në Drejtësi ishin përpjekjet e Ramës për kapjen e drejtësisë.

 “Më 8 tetor të vitit 2019, shqiptarët morën edhe një goditje tjetër në ëndrrën e tyre europiane. “JO”-ja nga Bashkimi Evropian, ishte një shuplakë tjetër në fytyrën arrogante të kësaj qeverisje.

Një gjë është e qartë, realiteti virtual i gënjeshtërt që Rama mendon se konsumojnë çdo ditë shqiptarët. Nuk mund të funksionojë edhe me partnerët evropianë.

Ata nuk mund të gënjehen më kur shikojnë se si Shqipëria, faktor historik për paqen e stabilitetin në rajon, po kthehet në një provokator i këtij stabiliteti nga aventurat, akrobacitë apo amatorizmi i kryeministrit në politikën e jashtme, ashtu siç e paralajmëroi Bundestagu gjerman me 9 kushtet e tij.

Tashmë ka dalë edhe boja e fasadës së lyer nga Rama, se në Shqipëri ka një normalitet politik. Këtë e dinë mirë dhe e shprehin edhe partneret tanë. Mungesa e dialogut politik, mungesa dhe vonesa në ngritjen e institucioneve të drejtësisë, dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, nuk ka më dyshim që ishin përpjekje e Ramës dhe alibi e tij për kapjen e sistemit të drejtësisë. Me një qellim, ruajtjen e vetes dhe bandës së tij nga ndëshkimi për grabitjen dhe skandalet në kurriz të shqiptarëve.

Tashmë fasadës i ka dalë boja. Evropa nuk i tha “JO” shqiptarëve, por autokratit Edi Rama. 9 kushtet që Bundestagu i vuri Shqipërisë janë shumë të qarta.

LSI dhe opozita e bashkuar ka patur gjithnjë gatishmërinë për të realizuar të gjitha kushtet që kanë të bëjnë me hapjen e negociatave. Por, si gjithmonë, ka vetëm një person që nuk e do hapjen e negociatave; dhe ky është Edi Rama, i cili nuk do që të ketë më shumë BE në Shqipëri, se kështu merr fund uzurpimi i pushtetit dhe vjedhja qe i bën shqiptarëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME