Categories Showbiz

Myfarete Laze: Na mbytën antivlerat

Këngëtarja Myfarete Laze është tërhequr nga skena, kjo jo pa një qëllim. Ajo nuk e ka ndjerë veten të përfshirë në tregun e sotëm muzikor, ndaj marrëveshja e saj me veten ishte për tu tërhequr. Ky ka qënë vendimi i saj, ndërsa në emisionin “Tempora” ajo tha se nuk i pëlqen aspak që të bëjë kompromise me antivlerat. “Po bëj disa bashkëpunime shumë të bukura me Mond Zhulalin, me Flamur Shehun, për të sjellë arome shkodre, çamërie dhe festivali. Të trija të grumbulluara në një. Unë jam tërhequr me kohë, sepse nuk më pëlqen ky ambient. Nuk më pëlqejnë abuzimet, kompromiset, nuk më pëlqen tregu. Shpreh keqardhje”, tha ajo.

E irrituar me këtë situatë, ajo shtoi më tej se gjatë 30 viteve të fundit është përballur me pseudo-këngëtarët.

“Kemi 30 vite që në televizione të ndryshme edukojmë jo muzikë, por nuk di çfarë është. Më vjen keq. Nuk e kam gjet veten. Nuk kam bërë asnjë kompromis. Nuk kam asnjë këngë tallava dhe jam tërhequr në kulmin tim, sepse nuk gjeta veten kur nisi playback, pseudo-kompozitorët, pseudo-poetët dhe pseudo-këngëtarët. Nuk më vjen keq për tërheqjen, sepse duhet të dish kur tërhiqesh. Por ndryshe nga koha ime kur ishte politizimi i gjithçkaje, sot po mbysin antivlerat. Turma ose të merr me vete, ose të rrëzon”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME