Categories Lajme

Kryemadhi uron Kosovën dhe jep ‘zgjidhje’ për në Shqipëri: Qeveri tranzitore për zgjedhje të lira e të ndershme

“Opozita e bashkuar tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për zgjedhje të lira e të ndershme, me një qeveri tranzitore, që iu garanton shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo më vazhdimin e lidhjes së politikës me bandat dhe krimin” kjo ka qenë deklarata e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në një delje për mediat, teksa ka uruar për zhvillimin e zgjedhjeve të gjithë subjektet politike në Kosovë.

Sipas Kryemadhit Kosova është një shembull ku në zgjedhje nuk fitojnë partitë por qytetarët dhe vendimi i tyre. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ndër të tjera tha se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara dje në Kosovë spikati kultura e lartë demokratike.

Po ashtu Kryemadhi shtoi se  Shqipëria duhet të plotësojë kushtin e Bundestagut gjerman për zgjedhje të lira e të ndershme.

Deklarata e plotë: 
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe si kryetare e saj, do dëshiroja të uroja të gjithë klasën politike të Kosovës, por mbi të gjitha qytetarët kosovarë të cilët treguan një maturi në zgjedhjet e djeshme.

Zgjedhjet e djeshme në Republikën e Kosovës ditën e djeshme ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë.Ai ishte një proces zgjedhor shembullor, ku spikati kultura e lartë demokratike, një ballafaqim i mirëfilltë i alternativave, i ideve dhe i ideve për qeverisjen e së ardhmes të Kosovës të denja për një demokraci të konsoliduar europiane.

Ky standard i lartë i zgjedhjeve, jam e bindur që do të ndikojë drejtpërdrejtë në njohjen e mëtejshme dhe rritjen e statusit ndërkombëtar të Kosovës.

Vlera e këtij procesi zgjedhor rritet akoma më shumë po të krahasosh cilësinë e tij, me zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri ku pamë shfaqjet më të ulëta të trafikimit të votës, me paratë e drogës e të krimit, vjedhjen e pasurisë publike, implementimin dhe shfrytëzimin e  administratës publike, Policisë së Shtetit në favor të mazhorancës për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

I uroj përzemërsisht vëllezërit tanë të Kosovës për përgjegjshmërinë dhe maturinë politike në këtë proces zgjedhor, i cili në perceptimin tim nuk ka fitues dhe humbës por ka një kontribut të gjithsecilit për të fitoren e Kosovës!

Dëshiroj të shikoj sa më parë krijimin e qeverisë, konstituimin e instucioneve të dala nga këto zgjedhje për t’i shërbyer qytetarëve të Kosovës dhe për të realizuar me sukses sfidat që qëndrojnë përpara saj, në drejtim të antarësimit të saj të mëtejshëm në të gjitha organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, dhe veçanërisht në përparimin e integrimit të saj në Evropë dhe procesin që jam e bindur që të bëhet me të njëjtën maturi dhe kulturë politike që shoqëroi zgjedhjet e djeshme.

Është shumë e qartë që para Shqipërisë tashmë ekziston një sfidë madhore, ashtu sic edhe u përcaktua nga Bundestagu Gjerman, sfida e realizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si ato që zhvilluan vëllezërit tanë në Kosovë, ku nuk fitojnë partitë politike por fiton sovrani, fitojnë qytetarët.

Mazhoranca duhet t’i japi fund estradës dhe lojërave politike dhe duhet të reflektojë sepse qytetarët shqiptarë partnerët tanë ndërkombëmtarë, SHBA, BE, Gjermania dhe të gjithë partnerët europianë, nuk mund të gënjehen më me këto lojëra por presin që të vendosim në vendin e duhur themelet e demokracisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 

Opozita e Bashkuar tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për reformën zgjedhore dhe realizimin e zgjedhjeve të reja. Të cilat konsistojnë direkt në zgjedhje të lira dhe të ndërshme me një qeveri tranzitore që u garanton shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo më, vazhdimin e lidhjes së politikës me  krimin e organizuar dhe bandat kriminale.

Tashmë kjo është rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza dhe për të realizuar gjithësecili përgjegjësitë para Shqiptarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME