Categories Lajme

Kryemadhi uron Krishtlindjen: Gëzime pastë në këtë ditë të shenjtë çdo vatër shqiptare

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjes. Kryemadhi thekson se solidariteti me njëri –tjetrin do të sjellë prosperite e zhvillim.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Ju uroj me gjithë fuqinë e zemrës gëzuar Krishtlindjet.

Kemi shumë për të reflektuar në këtë ditë feste për tallazet e jetës, për momentet e gëzueshme dhe ato të trazuara.

Dhe rrugën e reflektimit na mëson kush më mirë se,

JEZUSI FOSHNJE QË NA THOTË:

Kam lindur i zhveshur, thotë Zoti,

që ti të mësosh të zhvishesh nga vetvetja.

Kam lindur i varfër, thotë Zoti,

që ti të më konsiderosh të vetmen pasuri.

Kam lindur në një stallë, thotë Zoti,

që ti të mësosh të shenjtërosh çdo ambient.

Kam lindur i dobët, thotë Zoti,

që ti të mos kesh kurrë frikë prej meje.

Linda nga dashuria, që ti të mos dyshosh kurrë në dashurinë time.

Linda natën, që ti të besosh se unë mund të ndriçoj çdo realitet.

Linda person, thotë Zoti, që ti të mos kesh turp nga vetvetja.

Linda njeri, që ti të bëhesh Hyj.

Linda i persekutuar, që ti të dish ti përballosh vështirësitë.

Linda në thjeshtësi, që ti të mos jesh më i komplikuar.

Dua të lind në shtëpinë tënde

– thotë Zoti –

që të të marr me vete në shtëpinë Time! Besimi në Zot, dashuria për familjen, solidariteti me njeri-tjetrin do na sjellë prosperitet si komb. Gëzime pastë në këtë ditë të shenjtë çdo vatër shqiptare!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME