Categories Lajme

“Kryeministri do të jetë shqiptar”, deklarata e fortë e Ali Ahmetit:

Në Maqedoninë e Veriut janë mbyllur numërimet në shumicën e qendrave të votimit. Deri më tani, LSDM e Zoran Zaev kryeson me 46 mandate, e ndjekur nga VMRO-DPMNE me 44 mandate. Ndërkohë, nga partitë shqiptare kryeson BDI e Ali Ahmetit me 15 mandate. Aleanca Shqiptare dhe Alternativa me 12 mandate.

Sekretari Organizativ i BDI-së, Artan Grubi tha për Euronews Albania se kjo parti i qëndron zotimit për të zgjedhur kryeministrin e parë shqiptar në RMV, që sipas tij do të jetë Naser Ziberi, por shtoi se këtij zotimi duhet t’i përmbahen edhe partitë e tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, BDI do të jetë çelësi absolut për formimin e qeverisë së re në RMV.

“Mandati i kryeministrit i shkon atij që arrin të mbledhë 61 mandate. ne po shpresojmë që të rikthejmë deputetin tonë të 16 dhe me këto numra, BDI do të jetë çelësi absolut për formimin e qeverisë në RMV”, tha z. Grubi.

I pyetur lidhur me koalicioni që BDI kishte me LSDM e Zoran Zaev, ai e cilësoi ‘një koalicion joparimor’ atë të viti 2016 edhe pse LSDM i kishin humbur zgjedhjet, ndërsa renditi një sërë marrëveshjesh shumë të rëndësishme të arritura gjatë këtij koalicioni, që nga barazia gjuhësore e deri tek ndryshimi i emrit. Grubi tha se BDI nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me një parti maqedonase, por edhe me partitë shqiptare, me kusht që kryeministri të jetë shqiptar.

“Ne jemi gati për koalicion me partitë shqiptare, por ato nuk pranuan duke bërë koalicion me një parti maqedonase. Kemi një numër rekord deputetësh shqiptarë 32 mandate, në kuvendin me 120 deputetë, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Ky është një sinjal shumë i fuqishëm në drejtim në partive shqiptare”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME