Categories Politike

Kryeministri Edi Rama përgënjështron: Jam në Surreli pedhaqia!

Gjatë dy ditëve të fundit në media është përfolur gjatë se Kryeministri Edi Rama pas pushimeve në jug të vendit, ndodhet në Greqi.

Me një gjuhë ironike, ai është përgjigjur mesnatën e lënë pas, duke sqaruar se ndodhet në Surrel.

“Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani, isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi? Jo në Greqi, po askund përveçse në Shqipëri, s’kam bërë e s’bëj pushime si Kryeministër, qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X!”, shkruan ai.

Më tej sqaron që jo vetëm për të, por edhe për ministrat, lëvizja për pushime është e kufizuar brenda Shqipërisë.

Në këtë drejtim thotë se, “Madje që ta merrni vesh me këtë rast, meqë s’e dini akoma (sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi, e ato të qeverisjes në veçanti s’para ju interesojnë): Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat! Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME