Categories Lajme

Kryeministri në Open: Nuk kam premtime! Zbulon mendimin që ‘e shqetëson’ kur fle dhe zgjohet

Rama theksoi se mendimi i parë që i vjen në mendje kur fle dhe zgjohet në mëngjes janë vaksinat. Ndërsa theksoi se nuk ka premtime për këtë mandat, por plan për veprime që duhet të kryhen në vitet e ardhshme.

Rama: Bilancin e vlerësojnë qytetarët jo kundërshtarët dhe për gjykimin e tyre për bilancin nuk kam asnjë respect. Kam bërë disa sesione të paraqitjes së planeve veprimi, nuk kam premtime këtë herë se nuk jemi parti KÇK siç janë këta që bëjnë të njëjtat premtime që njerëzit duan të dëgjojnë. Edhe ata që janë në punë e paguajnë sigurime të kënaqen, dhe pensionistët të kënaqen me një paradoks qesharak. Për ta Shqipëria është në një moment që të ndajmë para, jo lufta për ta nxjerrë vendin nga pandemia dhe rindërtimi.

Është një thes që pret Gjinon të shpërndajë zahiret e dasmës. Sa i përket anës tonë, kemi një plan veprimi 2021-2025 dhe është pjesë e veprimit 2030 e PS. I ka shumë të qarta se çfarë të bëjmë. Ne jemi në punë.

Dervishi: Kujt i jep llogari qeveria juaj?

Rama: Para popullit shqiptar më 25 prill.

Dervishi: Ku dallon Rama 3 nga 2 dhe 1?

Rama: Dallon në faktin që jemi në kushte unikale në historinë e jetës tonë dhe kemi përballë një sfidë të jashtëzakonshme dhe ju thatë që Basha ka qenë shembullor me pandeminë. Nuk e di sa shembullor është që të ngresh rregullisht akuza të rreme. Kjo nuk ka si të jetë shembullore dhe unë personalisht mendimin e parë kur ngrihem në mëngjes dhe kur mbyll sytë janë vaksinat. Qëllimi ka qenë që kurthi ose rrethi vicioz ku u gjendëm se BE na la jashtë, të mos mbetej barrë mbi ne si në vendet e tjera të rajonit përvec Serbisë.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME