Categories Lajme

Kryeministri Rama: Belshi do të jetë pasqyrë prezantuese e një bujqësie të re

Partia Socialiste vijon fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Nga Belshi, ku u prezantua kandidati Arif Tafani, kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo zonë ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik.

Ai theksoi se të ardhmen e Belshit e sheh të lidhur me bukuritë natyrore, ndërsa liqenin e veçoi si një oaz, i cili sipas tij vijon të thithë vizitorë dhe turistë brenda dhe jashtë vendit.

“Arifi është shumë modest.  Modestia është një nga tiparet e tij më dalluese, edhe sot e teproi modestinë, duke më dhënë m jua merita, që në fakt nuk i kam. E kam pasur bindje, fiksim, që ky vend duhej kthyer në destinacion turistik dhe e kam pasur këtë bindje që kur kam ardhur për herë të parë, që këtu ishte një tmerr.  

Ky liqen ishte si një pellg i rrethuar nga plehra dhe ferra. Të ardhmen e kam parë tek ky liqen dhe pastaj e kam njohur Dumrenë, më gjerë se sa qyteza këtu. Belshi ka bukuri dhe potencial të jashtëzakonshëm  që më besonin, se sa kemi filluar ta vëmë në punë”, tha Rama.

Shefi i qeverisë tha se do punojnë me projekte konkrete, që Belshi të bëhet një shembull i ndërmarrjes bujqësore në Shqipëri.

“Brenda vitit një 150 mijë vizitorë e turistë, ndërkohë që atëherë jo që nuk bëhej fjalë për turistë e vizitorë, por edhe kush ishte këtu, e kishte mendjen të ikte. Do bëjmë çmos, që Bleshi të bëhet shembull i ndërmarrjes bujqësore, ku njerëzit të bashkojnë forcat, dijet, dhe të gjithë se bashku për të prodhuar me cilësia dhe duke e shitur sasi të madhe je ti që e vendos çmimin. Kjo është një ambicie, që duhet ta realizojmë me patjetër. Gjenerata e re e sistemit ujitës. Duhet të kalojmë tek uji që vjen me tubacion dhe kështu ujëmbledhësi strategjik atje përdoret në mënyrë racionale”, theksoi ai.

Ai u ndal edhe tek kundërshtarët politik në Belsh, ndërsa tha se ata janë “zara” në dorë të Ilir Metës dhe Sali Berishës. Sipas tij, dyshja në fjalë nuk merren konkretisht me shqetësimet e njerëzve, por me hallet e tyre personale.

Kryetari i Partisë Socialiste theksoi se kur është puna për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë, qytetarët nuk duhet të shohin ngjyrat, por duhet t’i japin votën atij kandidati, i cili është administrator i mirë.

“Një lloj zari është puna e atyre. Ata hedhin zarat që të kapin çfarë të kapin. Bixhoz, që është rezultat i dëshpërimit dhe halleve të tyre. Qofsh i majtë dhe i djathtë, do që fëmijën ta çosh në shkollë të mirë, kush do t’i garantojë? Ai me atë kutinë e drurit me zara dhe domino brenda, apo ky që ka treguar se di t’i administrojë dhe ti jetë në dispozicion të të gjithëve”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME