Categories Lajme

Pistë e re për vdekjen e Joy Ayoko: Dyshohet se bashkëpunoi me një lojtar të kazinosë

Policia e prokuroria kanë ngritur një pistë të re në lidhje me vdekjen e kenianes Joy Ayoko. Hetuesit kanë dyshime se 22-vjeçarja, e cila punonte si krupiere në një kazino në Tiranë, i ka dhënë informacion për mënyrën se si të luante një lojtari. Ky i fundit kishte futur në lojë shuma të mëdha parash.

Mësohet se kjo është pista e re e ngritur së fundmi. Autoritetet kanë identifikuar lojtarin në fjalë dhe pritet që të merret në pyetje nga policia. Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e dhunimit të kenianes, gjë që çoi deri në vdekjen e saj.

Ka dyshime të forta që manovrat e kenianes dhe lojtarit të jenë zbuluar nga stafi i kazinosë dhe kjo gjë të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë që gjatë fundjavës u morën në pyetje gjashtë persona në lidhje me këtë ngjarje. Policia rimori në pyetje shoferin e kazinosë, Rodi Braçi dhe 5 persona të tjerë, lidhje familjare dhe shoqërore të tij. Më pas të gjithë ata lanë të lirë.

Ayoko humbi jetën në Shkurt të vitit 2023 në vendlindjen e saj, 6 muaj pasi qëndroi në koma. Hetimet kanë zbuluar se shoferi Braçi e ka lënë vajzën në hostelin ku strehohej dhe pas kësaj është dhunuar.

Shoferi ka mohuar të ketë pasur konflikte me 22-vjeçaren. Më herët në pyetje është marrë edhe shoqja e saj e dhomës, por as ajo nuk ka mundur të japë detaje të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME