Categories Lajme

kryeministri Rama mban fjalim një orë në Facebook

Kryeministri Edi Rama premtoi sot të përmbushë kërkesat e studentëve protestues pas një dialogu teknik në tryezë, i cili nuk mund të përjashtohet.

Mijëra studentë rinisën sot për të gjashtën ditë tubimin e tyre të protestës para ministrisë së arsimit, duke kërkuar përgjysmim të tarifave dhe rregullime të tjera në jetën universitare.

Zoti Rama premtoi mes të tjerash uljen 50 për qind edhe më tej të tarifave për studentët me rezultate maksimale dhe për studentët që vijnë nga familje me përkrahje sociale.

Ai tha përmes një komunikimi nga Facebook-u se sot nuk është Shqipëria e ultimatumeve dhe britmave, por e bisedave për të zgjidhur kërkesat.

Zoti Rama tha se është dakord që ka probleme me tarifat, por qëllimi i përbashkët është ta zgjidhim.

“Qeveria kërkon dialog dhe kërkesat e studentëve na gjejnë plotësisht dakord në kuptimin e nevojave, shqetësimeve dhe domosdoshmërisë për të shqyrtuar këtë problematikë komplekse. Protestat bëhen për t’u dëgjuar ndaj dialogu është i nevojshëm” – tha ai.

Zoti Rama tha se ka mbledhur 7-8 grupe me kërkesa të shfaqura nga studentët në rrjete sociale, dhe është gati të dialogojë dhe se i konsideron studentët si aleatë në reformimin e universiteteve.

Ai tha se nga ana tjetër tarfiat universitare i vendosin vet universitetet, ndërsa qeveria e ka për detyrë të respektojë autonominë e universiteteve.

Nga ana tjetër, studentët vazhduan protestën e tyre para ministrisë së arsimit. Ata thanë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe askush nuk është ngarkuar të bisedojë me kryeministrin në emrin e tyre.

Folësit nëpër megafonë përsëritin se protesta nuk ka kryesi, nuk ka përfaqësi, se ata janë të barabartë dhe se flasin njëzëri me kërkesat e shkruara, që iu drejtuan autoriteteve.

Studentëve të Tiranës iu bashkuan edhe studentët e universiteteve publiek të Durrësit, Elbsasanit, Vlorës, Shkodrës dhe Gjirokastrës, dhe protesta do të vazhdojë nesër e më tej, deri në plotësimin e kërkesave.

Ata nuk kanë pranuar asnjë figurë politike në radhët e tyre dhe refuzojnë çdo marrëdhënie me partitë, dhe theksojnë se qëllimi i tyre është vetëm plotësimi i kërkesave drejtuar zyrtarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME