Categories Lajme

Kryeministri shkon në Lungomare 2 dhe çuditet nga Dritan Leli

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në mbrëmje në Lungomare 2 në Vlorë, aty ku janë kryer 80-85% të punimeve. Rama thotë se aty po merr formë projekti i bukur i transformimit rrënjësor të një hapësire të humbur 30 vjet mes kioskave, llozhurave e plehrave. Në facebook Rama shkruan se së shpejti përfundojnë edhe dy pishinat, ajo olimpike e ajo për fëmijë dhe këtë sezon turistik Vlora do të ketë një plazh të ri publik.

Ndërkohë teksa po kryente inspektimet, Rama është çuditur nga kryebashkiaku Leli i cili i tha se për vilat që po ndërtohet aty pranë, më herët nuk interesohej askush edhe pse ishin me 600 euro m2, ndërsa tani ka shkuar 1800 euro m2.

Leli: Ky është hoteli i ri…

Rama: E shikon si ndryshon menjëherë gjithçka?

Leli: Po po është investim i ri sapo ka mbaruar ndërkohë janë edhe këto vilat që deri dje nuk afrohej askush për t’i blerë, sot ka shkuar 1800 euro m2 nga 600 euro që ishte dhe nuk merrte kush.

Rama: Ncncn…

Leli: Vazhdon investimi nga privati për pjesën e parkimit…

Leli: Sot jemi në 85% të punimeve.

Rama: Ku do bëhej ai hotel nëse s’do bëhej e gjithë kjo?

Leli: Kurrë

Rama: E gjithë kjo duhet sikur ai i hotelit e ka të gjithë këtë para, është një plus.

Leli: Një tjetër e mirë që ka sektori privat nga investimi publik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME