Categories Lajme

Kryetari i Gjykatës Korçë, nuk kalon vettingun

Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Admir Belishta është shkarkuar sot nga detyra.

Vendimi u shpall sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas hetimit administrativ dhe vlerësimit të provave dhe fakteve.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar një seancë dëgjimore me 19 dhjetor me subjektin e rivlerësimit për Admir Belishta në tre kriteret, pastërtia e figurës dhe profesionalizmin.

Nga hetimi administrative dhe verifikimi i fakteve dhe provave, KPK ka konstatuar se Admir Belishta nuk ka deklaruar burimet e ligjshmërisë së pasurisë duke bërë deklarim të rremë dhe ka probleme me justifikimin e një apartamenti në Korçë dhe një banese në Maliq.

Po ashtu, Belishta ka papërshtatshmëri të figurës prej tre vendimeve të cilat ishin cënuar në Gjykatën e Apelit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa shpalli sot vendimin për kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Admir Belishta duke e shkarkuar nga detyra. /a.g/atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Janar 2025

Dashi Kjo e shtunë do të jetë e mbushur me nervozizëm për shkak të situatës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje nga tragjedia e motrave shqiptare në Itali, u hodhën nga dritarja e katit të katërt, DETAJE

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Itali, ku dy motra shqiptare,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi misterioz/ U raportua si vdekje në punë, 52-vjeçari shqiptar i gjetur i pajetë, hetimet zbulojnë se shqiptari u vra

Artan Kaja, 52-vjeçari shqiptar i gjetur i pajetë në një magazinë të fabrikës së letrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pistoleta, para dhe …, policia publikon pamjet brenda apartamentit në Astir

Policia e Tiranës ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata vendosi të dënojë me 11 vite burg Leonard Luzin për veprat grup kriminal

Gjykata vendosi të dënojë me 11 vite burg Leonard Luzin për veprat grup kriminal, për…

LEXO ME SHUME