Categories Lajme

Ktheu lokalin në kazino, procedohet i riu nga Korça

Policia e Korçës procedoi në gjendje të lirë një të ri, i cili kishte përshtatur lokalin për zhvillimin e lojërave të fatit.
KORÇË -Policia e Korçës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 33-vjeçar me iniciale K.K., për ushtrim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Ky i fundit e kishte kthyer lokalin e tij, në ambjent për zhvillimin e lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan, një tavolinë pokeri, 31 cop fisha dhe letra bixhozi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. K., 33 vjeç, banues në Korçë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij, në lagjen nr. 11, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, 31 copë fisha dhe letra bixhozi, të cilat dyshohet se përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME