Categories Lajme

Kthimi i të burgosurve shqiptarë nga Anglia, Manja jep detajet e marrëveshjes

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dhënë detaje të marrëveshje me Britaninë e Madhe për kthimin e të burgosurve shqiptarë në vendin tonë për të vuajtur dënimin. I pyetur nga mediat pas mbledhjes së qeverisë, Manja theksoi se marrëveshja udhëhiqet nga parimet e humanizmit me qëllim riintegrimin e tyre dhe nuk ka asnjë kosto për buxhetin e shtetit.

“Kriteret për transferimin janë të përcaktuara në marrëveshjen që është në fuqi në 2021 dhe marrëveshja tani udhëhiqet nga parimet e humanizmit dhe ka qëllim kryesor që këta shtetas ta vuajnë pjesën e dënimit pranë familjarëve të tyre. Kjo marrëveshje bën të mundur që brenda kapaciteteve të vijnë sipas procedurave që parashikon ligji ta vuajnë në Shqipëri me qëllim të riintegrimit dhe risocializimit. Janë qytetarë shqiptarë dhe ne kemi detyrë që ta vuajnë dënimin në vendin e tyre për të takuar fëmijët e familjarët e tyre. Marrëveshja nuk krijon asnjë kosto për buxhetin e shtetit dhe Drejtorinë e Burgjeve se të gjitha do të paguhen nga pala britanike për çdo ditë të qëndrimit në burg në Shqipëri. Marrëveshja parashikon fuqizim në kapacitet dhe sistemin e burgjeve”.

Manja nuk dha një shifër të saktë të të burgosurve që do të kthehen ën Shqipëri, pasi sipas tij kjo varet nga kapacitetet e burgjeve shqiptare. Sipas tij asnjë i dënuar nuk do të transferohet pa pëlqimin e tij.

“Marrëveshja parashikon në kohëzgjatje 2-vjeçare. Sa i takon numrit të shtetasve shqiptarë që do të vuajnë dënimin në Shqipëri do të nisemi nga kapacitetet që kemi në burgjet tona. Nuk ka një numër fiks. Se nuk kemi vetëm me Britaninë marrëveshje, por Britania ka marrë përsipër kostot dhe shtimin e kapaciteteve tona. Çdo i dënuar jep pëlqimin para transferimit sipas konventës dhe marrëveshjes. Nëse nuk jep pëlqimin nuk përfshihet në listën e personave të dënuar. Nuk jam për të dhënë shifra dhe anekset financiare të marrëveshjes”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME