Categories Lajme

Kthjellime gjatë mesditës dhe rritje temperaturash të dielën, ja parashikimi

Fundjava nisi me shi, dhe të shumtë ishin ata të cilët u shqetësuan, pasi mund tu prishen planet për pushimet verore.  Por sipas metereloges Adjola Bani, kjo është një situatë normale pasi ka pasur zhvillim të menjëhershëm të vranësirave si pasojë e avullimit të menjëhershëm të ajrit. Por, kjo situatë nuk do të zgjasë. Adjola bani: ”Kemi patur avullim të menjëhershëm të ajrit, të lagështisë duke na sjellë dhe rebeshet afatshkurta sot.

Nuk është një situatë e cila do të zgjasë, sepse sot në mbrëmje pritet të kemi përmirësim të motit, duke na rikthyer kthjellimet në të gjithë territorin.” Dita e dielë do të shënjojë rritje të temperaturave të ajrit, e cila do të arrijë deri në 35 gradë celcius.

Adjola Bani:‘‘ Dita e dielë do të nisë e kthjellët por mesdita do të na sjelli sërish kthim të vranësirave në skajin verior, e cila do të sjellë dhe shira të pakta dhe të izoluar. E diela do të sjellë rritje të temperaturave ku maksimumi parashikohet deri në 35 gradë celcius.” Si do jetë moti javën tjetër? Adjola Bani: ”Java tjetër do të karakterizohet me mot me diell, përjashtuar zonat malore, ku do të kemi kalime vranësirash të pakta.

Ajo që do të bëjë diferencën, është dita e martë e deri të dielën e javës tjetër, duke qenë se do të kemi qarkullim të masave ajrore nga veriu i Afrikës. Tempreaturat e larta do të karakterizojnë territorin shqiptar, ku në zonat malore temepraturat do të arrijnë në 33 gradë celcuis, ndërsa në zonat bregdetare 38 gradë celcius.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME