Categories Lajme

Kufijtë e Europës hapen sërish nga 15 Qershori, çfarë ndodh me vendet jashtë BE-së dhe ato të Ballkanit

Nga e hëna, më 15 qershor kufijtë e brendshëm të BE do të hapen gati plotësisht. Po si qëndron puna me vendet jo anëtare të BE, ato të Ballkaniz? Komisioni Europian u ka rekomanduar vendeve anëtare që nga 1 korriku, në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit me vende, situata epidemiologjike e të cilave i përgjigjet mesatares së BE dhe ku ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar virusin.

Në fillim në këtë listë të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja. Kufijtë e brendshëm të BE hapen gati plotësisht. Ndërkohë vendet e BE kanë filluar ndërkohë me hapjen e kufijve të brendshëm.

Polonia-Që të premten, Polonia, pas gati tre muajsh Polonia i hapi kufijtë me të gjitha vendet fqinje. Fillimisht u hoqën kufizimet me Lituaninë, të shtunën në mëngjes u hap kufiri me Gjermaninë, Çekinë e Sllovakinë. Për shtetet jo anëtare të BE ky ndryshim fillimisht nuk vlen, sepse në vendet si Amerika Veriore e Amerika Latine gjendja është ende shqetësuese. Edhe kontrollet me Ukrainën, Bjellorusëin dhe Kaliningradin mbeten në fuqi.

Gjermania- Gjermania i heq kufizimet e udhëtimit më 15 qershor me vendet e BE dhe ato të Shengenit si Zvicra, Lichtenshtajni, Islanda, Norvegjia. Me vende të tjera të treta vazhdon kufizimi deri më 31 gusht, por do të ketë ndryshime gjatë kësaj kohe bazuar në zhvillimin e pandemisë.

Franca- Franca i heq kufizimet më 15 qershor për vendet e BE. Kjo bëhet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Paris. Kufijtë hapen për vende të BE si edhe Andorra, Islanda, Lichtenshtajn, Monako, San Marino, Zvicra e Vatikani. Përjashtime ka ende për Spanjën dhe Britaninë e Madhe, përfshirë detyrimin për karantinën dyjavore për ata që hyjnë në këto vende. Për vendet jashtë hapësirës së Shengenit, Franca i hap kufijtë më 1 korrik hap pas hapi. Hapja do të varet nga “gjendja shëndetësore në vendet e treta”.

Çekia- Ky vend i hap kufijtë nga e hëna për qytetarët e gati të gjitha vendeve të BE, si edhe Zvicrën, Lichtenshtajnin. Kjo mundësohet nga zhvillimi i mirë epidemiologjik, argumentoi Ministria e Shëndetësisë në Pragë. Ndalimi i udhëtimit qëndron në fuqi për qytetarë nga Belgjika, Portugalia, Britania e Madhe, Suedia, dhe rajonin Voivod në Silezi. Këto konsiderohen ende si rajone me rrezik për shkak të numrit të infektimeve. Norvegjia i hap kufijtë me të gjitha vendet fqinje të hënën. Me Suedinë ka ende rregulla rajonale./DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME