Categories Showbiz

“Kujdes, mos e mbani këtë kafshë pranë vetes”, Olta Gixhari këshillon të gjitha nënat e reja

Aktorja e njohur Olta Gixhari është në pritje të fëmijës së saj të parë dhe së fundmi është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga shtatzënia e saj si dhe këshilla për të gjitha nënat e reja të ardhshme.

Së fundi nëpërmjet disa videove në Instastory ajo ka dhënë një informacion mjaft të rëndësishëm për të gjitha nënat që janë shtatzënë.

Ajo ka thënë se ato nuk duhet të mbajnë mace në shtëpi ose pranë vetes pasi kjo kafshë mban një virus që quhet toksoplazma dhe që ndikon në rritjen dhe zhvillimin e trurit tek bebja.

Më tej ajo shpjegon: “Përshëndetje të dashur miq e mbani mend para disa ditësh kam postuar video story në Instagramin tim me një mace të vogël që më qëndronte këtu. Macja nuk është e imja është e disa miqve të mi, unë e takoj shumë rrallë. E them këtë sepse që nga ai moment më kanë vërshuar mesazhet pafund nga gra natyrisht por edhe nga mjekë dhe farmacistë të cilët i falenderoj shumë dhe më thonë që në periudhën e shtatzënisë nuk është fare e këshillueshme kjo kafshë pasi është mbartëse e një virusi që quhet toksoplazma, i cili ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen dhe zhivillimin e trurit të bebes tuaj.

Mendoj se pasojat janë padiskutim fatale dhe këtu përfshihen dhe ato kafshë shtëpiake të cilat janë të vaksinuara. Mendoj se është mesazh që duhet të mos e neglizhoni. Unë për veten time nuk do e takoj atë macen, Mimin e vogël atë macen e vogël që e dua aq shumë pasi nuk është mirë në këtë periudhë kështu që mendova ta ndaj me ju këtë gjë. Unë ju uroj shtatzëni të mbarë dhe bebet tuaja ardhshin plot shëndet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME