Categories Teknologji

Kujdes, nëse ju erdhi sonte ky mesazh nga WhatsApp mos e hapni

Përdoruesit e aplikacionit WhatsApp në Kosovë, po raportojnë për një mesazh që po ju vjen sonte kinse nga aplikacioni në fjalë. Përdoruesit e aplikacionit WhatsApp në Kosovë, po raportojnë për një mesazh që po ju vjen sonte kinse nga aplikacioni në fjalë, por që në fakt është një trik për t’ua marrë llogarinë e aplikacionit. Mesazhi, i ardhur nën emrin e aplikacionit, po ju kërkon përdoruesve që të klikojnë në një link për ta verifikuar celularin e tyre, anipse ata nuk kanë kërkuar verifikim të tij.

“Kodi juaj i WhatsApp: 3**-***. Mund të klikoni edhe në këtë link për ta verifikuar telefonin tuaj. Mos e shpërndani këtë kod me të tjerët”, thuhet në mesazhin e dërguar. Për ta mbrojtur llogarinë tuaj, WhatsApp ju dërgon njoftim kur dikush tenton që ta regjistrojë një llogari në WhatsApp me numrin tuaj të telefonit. Kështu që, në mënyrë që ta mbani llogarinë të sigurt, mos e shpërndani kodin e verifikimit me të tjerët.

Nëse ju erdhi edhe juve ky njoftim, do të thotë se dikush shkroi numrin tënd dhe kërkoi kodin e regjistrimit. Por, kjo mund të ndodh edhe kur dikush e shkruan gabim numrin, kur është duke e regjistruar të tijin – por me shumë gjasë, kjo zakonisht ndodh kur dikush provon ta marrë kontrollin mbi llogarinë tuaj.  Kurrë mos e shpërndani kodin e verifikimit me të tjerët. Kjo pasi nëse dikush po tenton ta marrë llogarinë, i duhet kodi i verifikimit që vjen me SMS. Pa këtë kod, kushdo që tenton ta verifikojë llogarinë me numrin tuaj, nuk mund ta kryej këtë procedurë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME